Ballina Flash

Policia procedon 68 shtetas në 24 orë

TIRANË, 6 maj /ATSH/ – Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 68 shtetas, nga këta: 15 janë të arrestuar, 8 të kapur nga kërkimi, 43 ndiqen në gjendje të lirë dhe 2 janë shpallur në kërkim.

Janë kapur dhe ndaluar 8 persona të shpallur në kërkim, konkretisht: 1 në qarkun Tiranë për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”; 1 në qarkun Lezhë për “Trafikim Narkotikësh”; 3 shtetas në qarkun Dibër, Gjirokastër dhe Fier për “Vjedhje”; 1 në Shkodër për “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve”, “Kultivim i bimëve narkotike në bashkëpunim”; 2 në Vlorë për “Kalim të paligjshëm të kufirit”.

Në fushën e “Narkotikëve” është evidentuar 1 rast, në qarkun Tiranë, me 1 autor të proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Në fushën e “Krimeve kundër personit” në gjithë territorin janë evidentuar 6 raste, konkretisht: 1 rast i “Kanosjes”, është evidentuar në qarkun Vlorë; 2 raste të “Plagosjes së lehtë me dashje” janë evidentuar në qarkun Elbasan dhe Korçë; 3 raste të “Dëmtimeve të tjera me dashje” janë evidentuar në qarkun Tiranë dhe Vlorë.

Janë evidentuar 3 raste të “Dhunës në familje”, konkretisht në qarkun Tiranë, Elbasan dhe Lezhë, me 1 autor të arrestuar dhe 2 të proceduar në gjendje të lirë. Janë plotësuar 7 kërkesë-padi për urdhër mbrojtje të menjëhershme.

Në fushën e “Vjedhjes së pronës” janë evidentuar 10 raste, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Janë evidentuar 10 raste të “Ndërtimit pa leje” konkretisht: 3 raste në qarkun Tiranë; 1 rast në qarkun Durrës; 2 raste në qarkun Korçë; 1 rast në qarkun Vlorë; 1 rast në qarkun Lezhë dhe 2 raste në qarkun Shkodër, ku autorët janë proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i “Pushtimit të tokës” në qarkun Durrës, ku autori është proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 drejtues mjetesh nën efektin e alkoolit, në qarkun Tiranë dhe Korçë, të cilët janë arrestuar në flagrancë.

Janë evidentuar 8 raste të “Kalimit të paligjshëm të kufirit”, ku autorët janë proceduar në gjendje të lirë.

Në PKK Rinas është arrestuar në flagrancë një shtetas për veprën penale “falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave”

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.

Në të gjithë territorin vijon operacioni për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që merren me organizimin e paligjshëm të lojërave të fatit /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSoreca: I ftojmë të gjitha partitë politike të marrin pjesë në zgjedhje
Artikulli tjetërFOTO/ Veliaj apel qytetarëve: Regjistroni adresën para 10 majit, buxhetojmë më shumë investime