TIRANË, 5 maj/ATSH- A. Fortuzi/- Të rinjtë dhe interesi i tyre për Policinë e Shtetit, janë një inkurajim për Forcat e Rendit.
Ministria e Brendshme njofton se ka çelur një stendë të sajën në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” pranë, godinës së Ministrisë së Brendshme, pranë pedonales, te zona e Galerisë së Arteve. “Vizitoni stendat e Policisë së Shtetit, të vendosura në bulevard, përpara Galerisë së Arteve!”, thekon Ministria e Brendshme
“Interesi për t’u njohur nga afër me Policinë e Shtetit, veçanërisht nga fëmijë e të rinjtë, inkurajim për forcat e rendit”, thekson Ministria e Brendshme.
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.























