Ballina Bota

SHBA – Shkalla e papunësisë më e ulëta që nga 1969

UASHINGTON, 3 maj /ATSH-AFP/ – Për herë të parë prej gati 50 vitesh, norma e papunësisë në SHBA ra në 3,6% në muajin prill duke shënuar një rënie me dy të dhjetat pikë përqindjeje në raport me muajin mars.

Krijimi i vendeve të punëve sërish ishte shumë i lartë me 263 000 duke tejkaluar ndjeshëm pritshmëritë e analistëve të cilët parashikuan për 200 000 vende të reja pune, sipas shifrave zyrtare të punësimit të publikuara sot nga Departamenti i Punës.

Kjo normë shumë e ulët e papunësisë që prej dhjetorit 1969, që ishte 3,5%, reflekton punësimin e konsoliduar në shumë sektorë, që variojnë nga shërbimet profesionale tek kompanitë e ndërtimit duke vijuar me shëndetësinë apo ndihmën sociale.

Një rënie e lehtë për të dytin muaj radhazi e shkallës së pjesëmarrjes në tregun e punës, e regjistruar nga 63% në muajin mars në 62,8% në prill, ndikoi disi në uljen e normës së të papunëve./ /v.b/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDenaj-Chakrabarti: Mbështetja e BERZH në disa sektorë në Shqipëri
Artikulli tjetërVokshi: Liria e shtypit, zemra e demokracisë