LONDËR, 28 prill /ATSH-AA/ – Mesfushori francez Pol Pogba së shpejti mund të largohet nga “Mançester Junajtid”.
Tre vite pasi u kthye te “Junajtid” me një vlerë prej 105 milionë euro, u bë lojtari më i shtrenjtë në histori. Pogba për shkak të krizës në “Old Traford” mund të transferohet në ndonjë klub tjetër, raportojnë mediet britanike.
Sipas këtyre medieve, Pogba është tmerruar nga seria katastrofike e “Junajtid” dhe se për shkak të brohoritjeve që i drejtoheshin atij, njoftoi kryesinë e klubit se dëshiron të transferohet në “Real Madrid”, i cili më herët tregoi interesim për të.
Trajneri i Realit, Zinedin Zidan ka deklaruar se dëshiron ta ketë Pogban në radhët e tij.
Megjithatë, Solskjaer, trajneri i “Mançester Junajtid” deklaroi se beson që lojtari më i shtrenjtë i ekipit të tij do të mbetet në klub edhe sezonin e ardhshëm.
Pogba nga “Juventusi” u kthye në “Junajtid” verën e vitit 2016. Me fanellën e klubit të “Old Traford” Pogba ka zhvilluar 139 ndeshje dhe ka shënuar 31 gola, ndërsa për përfaqësuesen e Francës ka luajtur në 68 ndeshje dhe ka shënuar 10 gola. /G.S/e.caushi/












