TIRANË, 25 prill /ATSH/ – Opozita e Bashkuar do të protestojë sot në orën 18:00 duke bllokuar qarkullimin e automjeteve në disa akse kryesore të vendit.
Siç bën të ditur edhe PD, opozita do të protestojë tek rrethrrotullimi i Shqiponjës në hyrje të Tiranës, kurse në aksin Durrës-Kavajë do të bllokohet aksi në zonën e Plepave.
Në të njëjtën orë do të bllokohet qarkullimi edhe në Fier në rrethrrotullimin e Sheqit, ndërsa në Elbasan protesta do të zhvillohet tek rrethrrotullimi i Bradasheshit.
Bllokim të aksit rrugor nga protesta e opozitës do të ketë edhe në Milot, tek karburanti në autostradë.
/gj.mima/ /a.g/






















