TIRANË, 24 prill/ATSH/ Së shpejti qytetit të Korçës do t’i shtohet një tjetër çerdhe, një investim ky i shumëpritur për komunitetin.
Godina me kapacitet të shtuar do të jetë gati së shpejti për të mirëpritur vogëlushët në ambiente komode dhe funksionale.
Rikonstruksioni i godinës është bërë falë një bashkëpunimi mes bashkisë së Korçës dhe organizatës “Save the Children”.
Kjo është çerdhja e dytë publike për banorët e qytetit të Korçës, e cila vjen pas kërkesës së vazhdueshme të prindërve për ngritjen e këtij institucioni për kujdesin e fëmijëve nga mosha 0-3 vjeç.
/m.m/r.e/












