TIRANË, 24 prill/ATSH/ Presidenti Ilir Meta mori pjesë sot në pritjen e organizuar me rastin e Ditës së Mbretit nga Ambasada e Holandës në Tiranë.
Presidenti vlerësoi Holandën si një vend mjaft të rëndësishëm për Europën dhe të ardhmen tonë europiane.
“Me interes pashë ekspozitën e fëmijëve shqiptarë me piktura, me rastin e 350-vjetorit të ndarjes nga jeta të Rembrandtit. I lumtur të merrja dhuratë një libër për Johan Cruijff-in, idhullin e fëmijërisë time, aq më tepër tani që Ajax-i po rikthehet si atëherë”, tha Meta, duke ndarë përshtypjet nga ky event.
“Dita e Mbretit” është një festë kombëtare në Mbretërinë e Holandës, që festohet me shumë koncerte dhe aktivitete, veçanërisht në Amsterdam.
/m.m/e.caushi/






















