BRUKSEL, 23 prill /ATSH-ANSA/- Shpresoj që britanikët do ta përdorin këtë herë më shumë se kurrë shtyrjen e Brexit deri më 31 tetor dhe se nuk do ta humbasin përsëri këtë shans, deklaroi presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker në një intervistë me Funke Mediengruppe.
”Revokimi i Brexit nuk është pjesë e hipotezës së një Brexit-i të butë apo një Brexit-i të ashpër”, shtoi ai.
“Në fakt, zgjidhja më e mirë do të ishte që në këto muaj britanikët të pranojnë marrëveshjen e divorcit. Topi tani gjendet në fushën britanike”, theksoi Juncker.
“Në çdo rast, dalja e Britanisë së Madhe do të ketë pasoja negative dhe përgjegjësia integrale është e britanikëve’’, përfundoi Juncker./ /os/ a.jor.





















