Ballina Bota

MAROK – Sekuestrohen shtatë tonë hashash

RABAT, 23 prill /ATSH-AFP/ – Autoritetet marokene sekuestruan shtatë tonë rezinë kanabis dhe arrestuan shtatë të dyshuar, bëhet e ditur në një komunikatë të Zyrës Qendrore të Hetimeve Gjyqësore  (BCIJ).

BCIJ-ja, një polici e specializuar në fushën e antiterrorizmit dhe luftës kundër kriminalitetit, njoftoi për sekuestrimin e kësaj sasie droge gjatë një operacioni  të zhvilluar të hënën dhe të martën në Kazablanka, në perëndim të vendit.

Droga e sekuestruar u gjet në ngarkesën e një kamioni  të transportit të mallrave dhe dy furgonave, në afërsi të portit të Kasablankës, kryeqendra ekonomike e mbretërisë, sipas BCIJ-së.

Ajo kishte si destinacion të eksportohej në rrugë detare, por pa specifikuar vendndodhjen./ /v.b/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGoli rekord i Mbappe ndaj Monaco-s
Artikulli tjetërFOTO/ Të rinjtë i bashkohen nismës “Udhëtoj përmes librit”