FOTO/ Të rinjtë i bashkohen nismës “Udhëtoj përmes librit”

TIRANË, 23 prill /ATSH/ – Libri sot është bileta e qytetarëve që udhëtojnë në urbanët e kryeqytetit.

Nismës “Udhëtoj përmes librit”, sot i janë bashkuar të rinj të cilët kanë udhëtuar me urbanët e kryeqytetit duke lexuar libër. Kjo ka bërë që ata të mos paguanin biletën e urbanit.

“Sot është Dita Ndërkombëtare e Librit dhe plot udhëtarë në urbanët e qytetit të Tiranës kanë marrë një libër me vete. Sepse sot 1 libër = 1 biletë”, u shpreh ministrja e Kulturës,  Elva Margariti, lidhur me këtë nismë sensibilizuese.

”Udhëtoj përmes librit”, është nismë e ndërmarrë nga Ministria e Kulturës dhe bashkia e Tiranës, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Librit. /a.a/j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.