PARIS, 22 prill /ATSH-ANSA/ – Pasi dështoi në dy ndeshje kryesore, PSG-ja arriti të marrë titullin e Francës pa u lodhur.
Në ditën e Pashkëve, ekipi i Tomas Tukel, e para që hapi ditën e 33-të të Ligës 1 në shtëpi kundër “Monakos”, arriti të vendosë duart mbi titullin, pasi fitoi lehtësisht 3-1.
Në fakt titullin ia dhuroi “Lila”, e dyta në klasifikim, që barazoi me “Tuluzën” 0-0.
Ky barazim, i mundësoi PSG-së që të behej kampioni i Francës për të shtatën herë në shtatë vitet e fundit.
Që kampionati francez të përfundojë duhen edhe gjashtë ndeshje, por lufta për titullin tashmë ka përfunduar.
PSG-ja ka arritur të grumbullojë 81 pikë, ndërsa “Lila” qëndron shumë pas me 65 pikë. /G.S/












