Ballina Ekonomi

Investimet që transformuan Divjakën


TIRANË, 18 prill/ATSH/ Investimet e kryera në kuadër të Rilindjes Urbane kanë transformuar Divjakën, si dhe kanë shtuar fluksin e turistëve në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje të këtij transformimi, që sipas tij, ka rilindur Divjakën.

“Mirëmëngjes dhe me këto pamje nga Divjaka e rilindur, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama.

Në sajë të programit kombëtar të Rilindjes Urbane, në Divjakë është rivitalizuar sheshi qendror dhe akset kryesore, është realizuar shëtitorja Divjakë – Pishat, është ndërtuar  unaza bujqësore Divjakë – Mertish – 3 Urat e të tjerë.

Investimet kanë ndikuar jo vetëm në zhvillim urban të qytetit, por edhe në zhvillimin e bujqësisë apo lidhjes së qendrës urbane me zonat rurale.

Rehabilitimi i Shëtitores Divjakë-Pishaj, së bashku me rehabilitimin e Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta, i kanë shërbyer jo vetëm banorëve të Divjakës, por edhe shtimit të fluksit të turistëve në këtë zonë. /m.m/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, 18 prill 2019
Artikulli tjetërBashkia e Tiranës fton të rinjtë të aplikojnë për të kryer praktikën profesionale