TIRANË, 18 prill/ATSH/ – Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti për ditën e sotme parashikohet i kthjellët në pjesën e parë të ditës e zhvillim të vranësirave kryesisht në mesditë dhe pasdite.
Parashikohen reshje shiu në orët e mesditës dhe pasdites kryesisht përgjatë relieveve malore ndërsa do të ketë shtrëngata të izoluara.
Për shkak të paqëndrueshmërisë, parashikohet mjegull dhe mjegullinë lokale.
Era do të fryjë me drejtim Jugperëndim-Veriperëndim 1-10 m/sek. Në bregdet deri në 15 m/s.
Valëzimi në detet Adriatik e Jon i forcës 2-3.
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 9/23 | diell re |
| Kukës | 7/20 | diell re |
| Lezhë | 10/23 | diell re |
| Dibër | 6/18 | diell shi |
| Durrës | 8/22 | diell re |
| Tiranë | 9/23 | diell re |
| Elbasan | 7/22 | diell shi |
| Berat | 4/23 | diell re |
| Vlorë | 7/22 | diell re |
| Korcë | 3/16 | diell shi |
| Gjirokastër | 2/22 | diell shi |
| Sarandë | 7/22 | diell re |
/a.g/












