TIRANË, 18 prill/ATSH/ Investimet e kryera në kuadër të Rilindjes Urbane kanë transformuar Divjakën, si dhe kanë shtuar fluksin e turistëve në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta.
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje të këtij transformimi, që sipas tij, ka rilindur Divjakën.
“Mirëmëngjes dhe me këto pamje nga Divjaka e rilindur, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama.
Në sajë të programit kombëtar të Rilindjes Urbane, në Divjakë është rivitalizuar sheshi qendror dhe akset kryesore, është realizuar shëtitorja Divjakë – Pishat, është ndërtuar unaza bujqësore Divjakë – Mertish – 3 Urat e të tjerë.
Investimet kanë ndikuar jo vetëm në zhvillim urban të qytetit, por edhe në zhvillimin e bujqësisë apo lidhjes së qendrës urbane me zonat rurale.
Rehabilitimi i Shëtitores Divjakë-Pishaj, së bashku me rehabilitimin e Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta, i kanë shërbyer jo vetëm banorëve të Divjakës, por edhe shtimit të fluksit të turistëve në këtë zonë. /m.m/ /a.g/












