Ballina Aktualitet

Protesta e opozitës, Spiropali: Të verbuar nga dëshpërimi prej humbësish

TIRANË, 13 prill/ATSH/ “Të verbuar nga dëshpërimi prej humbësish”! Kështu i cilësoi sot ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, protestuesit e opozitës.

Spiropali reagoi ndaj protestës së dhunshme të opozitës, e cila tashmë është zhvendosur para godinës së parlamentit, ku protestuesit vijojnë përplasjet me Policinë e Shtetit.

“Janë aq të verbuar nga dëshpërimi prej humbësish, sa edhe po ta mësyjnë non-stop, nga 10 herë në ditë 10 vjet rresht kryeministrinë dhe parlamentin, e vetmja gjë që do marrin në këmbim është mesazhi ngushëllues i Berishës për protestën më të madhe në botë”, tha Spiropali./m.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBalla: Protesta edhe në Beograd e Mal të Zi, në Shqipëri nga politikanë të korruptuar kundër negociatave
Artikulli tjetërVijon protesta e opozitës para parlamentit, i vënë flakën një makine