Ballina Flash

Shkodër/ Të rinjtë, përhapës të mesazhit kundër kultivimit të lëndëve narkotike

TIRANË, 11 prill/ATSH/- Njësia Administrative Guri i Zi ishte ndalesa e radhës e fushatës sensibilizuese kundër kultivimit të bimëve narkotike, e ndërmarrë nga bashkia e Shkodrës.

Ndryshe nga takimet e tjera, përveç përfaqësueseve të Policisë së Shtetit, administratorit dhe kryetarëve të fshatrave, ishin të pranishëm mësues të shkollës “At Gjon Karma” dhe nxënës të saj.

Duke përfituar nga prania e tyre, nënkryetari i bashkisë Shkodër Arben Gjuraj, ka përcjellë mesazhin që pikërisht nxënësit të bëhen përhapës të mesazhit kundër kultivimit të bimëve narkotike, duke filluar nga familjet e tyre dhe komunitetet ku jetojnë.

Gjatë takimit u diskutua për nevojën e bashkëpunimit të ngushtë mes qeverisjes vendore në territor dhe Policisë së Shtetit, ndërgjegjësimin derë më derë të banorëve për rrezikshmërinë e aktivitetit të jashtëligjshëm të kultivimit të bimëve narkotike, penalitetet që parashikon ligji dhe impaktin negativ që kanë bimët narkotike tek përdoruesit, veçanërisht të rinjtë. /k.s/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKëmbimi valutor/ Zhvlerësohen lehtë euro dhe dollari
Artikulli tjetërBRUKSEL – BE-ja evakuon misionin e saj nga Tripoli