Ballina Bota

BRUKSEL – BE propozon rregulla etike për inteligjencën artificiale

BRUKSEL, 8 prill /ATSH-AFP/ – Mbrojtja e jetës private, transparencë dhe mosdiskriminim. Komisioni Europian propozoi sot një sërë rregullash etike për sektorin strategjik të inteligjencës artificiale (IA).

Kjo listë, e përcaktuar nga një komitet ekspertësh të pavarur vjen pas prezantimit nga ana e Brukselit në muajin prill 2018 të një strategjie për t’a vendosur Europën në planin e parë të IA.

Për ekspertët, ‘’qenia njerëzore’’ duhet të qëndrojë në qendër të teknologjive që lidhen me IA që nuk duhet të ulin apo kufizojnë autonominë e tyre, por nga ana tjetër të ruajë ‘’të drejtat themelore’’.

Këto teknologji duhet gjithashtu të marrin në konsideratë ‘’ndryshimin’’ dhe të favorizojnë ‘’mosdiskriminimin’’ si dhe mirëqënien e shoqërisë dhe mjedisin.

‘’Qytetarët duhet të kenë një kontroll të plotë në të dhënat e tyre’’, vlerësojnë ekspertët, duke kërkuar transparencë dhe mekanizma monitorimi të IA./ /v.b/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSLLOVENI – Yaskawa përuron fabrikën e parë robotike në Europë
Artikulli tjetërBASKETBOLL – Houston Rockets thyen rekordin e trepikëshave