Ballina Bota

SLLOVENI – Yaskawa përuron fabrikën e parë robotike në Europë

KOÇEVJE, 8 prill /ATSH-STA/ – Prodhuesi japonez, Yaskawa do të inaugurojë fabrikën e re robotike në qytetin slloven të Koçevjes, në atë që është struktura e saj e parë në Europë, njoftoi agjencia sllovene e lajmeve, STA.

Testimi i fabrikës, do të prodhojë lloje të ndryshme të robotëve me gjashtë akse.

Objekti i ri ka pothuajse 10 000 metra katrore hapësirë funksionale dhe deri në vitin 2023 parashikohet punësimi i rreth 200 punonjësve dhe prodhimi i 6 000 robotikëve industrialë çdo vit.

Duke konsideruar disa vende të mundshme, “Yaskawa Electric Corporation” përfundimisht zgjodhi Slloveninë për fabrikën e saj të parë robotike në Europë dhe jashtë Azisë.

Qeveria sllovene ka mbështetur investimin me vlerë 24,6 milionë euro, që ka filluar në nëntor të 2017 me 5,6 milionë euro.

Yaskawa gjithashtu ka në plan të krijojë një qendër kërkimi dhe zhvillimi në Koçevje për të rritur bashkëpunimin me fakultetet dhe institutet kërkimore sllovene./ /ash/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPakti për Universitetin/ Dy studentë ekselentë, nga praktika tek punësimi në AZHBR
Artikulli tjetërBRUKSEL – BE propozon rregulla etike për inteligjencën artificiale