Ballina Bota

Washington Post: Protesta e opozitës shqiptare tërheq më pak protestues

TIRANË, 3 prill /ATSH/ – Partitë opozitare shqiptare vazhduan edhe sot protestën e përjavshme, ku kërkuan dorëheqjen e qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme, por, krahasuar me një javë më parë numri i protestuesve ishte dukshëm më i vogël, shkruan gazeta amerikane ”Washington Post”.

”Më pak protestues, dukshëm më pak se një javë më parë, ata u grumbulluan përpara parlamentit duke thërritur ‘Rama ik’, ndërkohë që liderët e tyre dhe të tjerë mbajtën fjalime më pak të shkurtra”, shkruan ”Washington Post”.

”Pati edhe më pak përpjekje për të çarë kordonin e policisë dhe protesta përfundoi më shpejt”, shton WP./  a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRegjistrimi i personave fizikë, ndryshon ligji i “Procedurave tatimore”
Artikulli tjetërQëndrimi i opozitës po rrezikon vendimin historik të hapjes së negociatave