Ballina Flash

Fier, teatri “Bylis” gati të rihapë dyert

TIRANË, 30 mars/ATSH/ – Teatri “Bylis” në qytetin e Fierit është gati për nisjen e një epoke të re.

Kryetari i bashkisë së Fierit, Armando Subashi, shprehet se “nuk do të presim edhe shumë për të frekuentuar teatrin “Bylis””.

“Shtëpia e artit të fjalës dhe emocioneve të forta tashmë është gati. Do të nisim së shpejti me ambiente krejtësisht të reja, sigurisht dhe me shfaqjet teatrore që na kanë munguar aq shumë”, tha Subashi.

Godina e teatrit të Fierit iu nënshtrua gjatë këtij viti rikonstruksionit të plotë, duke bërë të mundur përmirësimin e kushteve për aktorët dhe artdashësit.

Rikonstruksioni përfshiu ndërhyrje në fasada, ambiente të brendshme, ndriçim dhe foni.
Teatri “Bylis” në Fier do të presë me një pamje të re artdashësit fierakë, që do të ndjekin shfaqjet e kësaj trupe.

Teatri Bylis është krijuar në vitin 1971, ndërsa salla e tij ka një kapacitet për 480 spektatorë./m.m/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRaporti i DASH, Cakaj: Pasqyrë e momentit pozitiv ku ndodhet vendi
Artikulli tjetërFinalizohet operacioni “Valuta”, Policia arreston tre shtetas