Ballina Flash

Finalizohet operacioni “Valuta”, Policia arreston tre shtetas

TIRANË, 30 mars/ATSH/ – Policia e Shtetit ka vendosur në pranga edhe tre persona të tjerë të cilët dyshohet se kanë bashkëpunuar vjedhjen e ndodhur ditë e djeshme në rrugën e “Barrikadave” në Tiranë, ku shtetasit A.SH i morën një sasi lekësh.

Policia e Shtetit bën me dije se është zbardhur edhe një tjetër vjedhje me dhunë ku këta shtetas rezultojnë që të jenë autorët, duke sekuestruar edhe sendet e përdorura nga autorët gjatë vjedhjeve.

Komisariati i Policisë Nr.1 pas ngjarjes së ndodhur paraditen e djeshme në rrugën e “Barrikadave”, ngriti një grup të posaçëm hetimor për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore edhe të personave të tjerë të përfshirë në vjedhjen me dhunë ndaj shtetasit A.Sh.

Pas një pune intensive hetimore (krahas shtetasit E. F., 35 vjeç të kapur dhe të arrestuar që në momentin e vjedhjes falë ndërhyrjes në kohë të patrullës së Policisë Rrugore) në kuadër të operacionit policor të koduar “VALUTA”, u arrestuan dhe tre bashkëpunëtorët e tjerë, shtetasit:

– E. B., 37 vjeç, banues në Tiranë ( i dënuar më parë për “Vjedhje”);

– B. H., 27 vjeç, banues në Tiranë;

-Xh. D., 23 vjeç banues në Tiranë ( i dënuar më parë për “Vjedhje”).

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin paraditen e djeshme në rrugën e  “Barrikadave” i kanë vjedhur me dhunë shtetasit A. Sh., një shumë lekësh të cilën ky shtetas e posedonte.

Nga veprimet proceduriale të kryera, në bashkëpunim me strukturat e Komisarisatit të Policisë Nr.3 dhe strukturat e tjera policore  të Drejtorisë Vendore të Policisë  Tiranë  rezulton se këta shtetas janë dhe autorë të dyshuar të ngjarjes së ndodhur më 07 janar 2019, në rrugën “Mine Peza”, ku dy persona të paidentifikuar, i kanë vjedhur me dhunë çantën shtetasit B. Sh., (roje pranë një pike këmbimi valutor).

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe sendet e përdorura nga këta shtetas gjatë vjedhjeve:

Motorr skuter; kokore; tub metalik; thikë dhe doreza plastike; doreza dhe veshje të përdorura nga autorët; tre aparate celular dhe automjet.

Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale ‘’ Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim’’, parashikuar nga neni 139 dhe 25 të Kodit Penal.

/e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFier, teatri “Bylis” gati të rihapë dyert
Artikulli tjetërPunësimi në rritje, 923 persona të punësuar këtë javë nga Zyrat e Punës