Ballina Flash

17 shkolla të reja në Tiranë

TIRANË, 29 mars/ATSH-Maela Marini/ “17 shkolla të reja po ndërtohen sot në Tiranë, ndërkohë që janë ndërtuar dhe rindërtuar thuajse të gjitha shkollat”.

Kështu deklaroi sot Kryeministri Edi Rama nga Durrësi, duke iu përgjigjur atyre që pretendojnë se në kryeqytet nuk janë ndërtuar dhe rindërtuar shkolla.

“Një nga kadrinjtë thoshte se Rama nuk flet për gjendjen e shkollave në Tiranë. 17 shkolla të reja janë sot në proces në Tiranë, ndërkohë që janë ndërtuar dhe rindërtuar thuajse të gjitha shkollat. Por këta nuk kanë sy për të parë, shohin vetëm atë që duan dhe ajo është zi”, – tha Rama. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDibër/ Zhvillohet Konferenca Rajonale për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike
Artikulli tjetërGJERMANI – Maas: Nuk ka mbetur shumë kohë për të evituar një Brexit të ashpër