GJERMANI – Maas: Nuk ka mbetur shumë kohë për të evituar një Brexit të ashpër

BERLIN, 29 mars /ATSH-AFP/ – Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, theksoi sot se ka mbetur shumë pak kohë për të evituar një Brexit të ashpër pas kundërshtimit të ri që iu bë sot traktatit të daljes nga Bashkimi Europian nga ana e deputetëve britanikë.

“Ne nuk kemi më shumë kohë për të evituar një Brexit të çrregullt”, paralajmëroi Heiko Maas në një komunikatë të shkurtër.

“Britanikët duhet të vendosin para 12 prillit se di do të procedohet më pas”, shtoi ai. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.