TIRANË, 25 mars /ATSH/ – Forumi Ekonomik Botëror (WEF) në Indeksin Global të Tranzicionit Energjetik e vlerëson Shqipërinë në krye të vendeve të rajonit dhe në vendin e 38-të në botë, “Për Performancën Energjetike”.
Forumi ka analizuar 115 shtete të ndryshme të botës dhe performanca energjetike e Shqipërisë ka marrë një vlerësim prej 62% ndërsa ajo e gatishmërisë për të kaluar drejt një sistemi më të sigurt dhe të qëndrueshëm, 52%.
Në indeksin global të tranzicionit energjetik, Shqipëria vlerësohet me 60% duke lënë pas në renditje disa vende europiane por edhe vende të zhvilluara të botës, siç është edhe Australia. /e.xh/













