LONDËR, 21 mars /ATSH-AFP/ – Një peticion online drejtuar qeverisë britanike për të hequr dorë nga Brexit regjistroi një sukses të rrufeshëm, me rreth 700 000 firma të enjten, një ditë pas postimit në rrjet, tetë ditë nga data e parashikuar për largimin nga BE-ja.
‘’Web-i i Parlamentit britanik ndaj të cilit u drejtua peticioni menjëherë pati probleme teknike’’, njoftoi një zëdhënës i Dhomës së Komuneve i intervistuar nga media, për shkak të ngarkesës së madhe në sistem.
Në mesin e firmëtarëve spikaste aktori Hugh Grant.
”Unë nënshkrova, ashtu si çdo person i arsyeshëm në këtë vend. Emergjencë kombëtare’’, shkruhej në një postim në Twitter të aktorit.
Shumë shpejt u kalua edhe pragu i 100 000 firmave të nevojshme për të kërkuar një debat në parlament. /v.b/ a.jor.






















