TIRANË, 21 mars /ATSH/ – Kroacia mbështet procesin e integrimit të Shqipërisë në BE
Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Fate Velaj dhe kryetari i Qarkut të Tiranës, Aldrin Dalipi zhvilluan një vizitë pune në Zagreb.
Gjatë vizitës në Zagreb deputeti Fate Velaj dhe kryetari i Qarkut të Tiranës, Aldrin Dalipi, zhvilluan bisedime me kryetaren e Grupit Parlamentar të Miqësisë Kroaci-Shqipëri, deputeten Ermina Leka Prljaskaj dhe deputetin Veljko Kajtazi.
Delegacioni shqiptar u prit në takime të veçanta dhe nga kryetari i bashkisë së Zagrebit, Milan Bandic dhe kryetari i Qarkut të Zagrebit, Damir Mikuljan.
Në të gjitha takimet e realizuara u theksua niveli i shkëlqyer i marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Kroacisë si dhe mbështetja e Kroacisë në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.
/gj.mima/j.p/



















