Ballina Flash

Investime të reja për bashkinë e Dibrës

TIRANË, 18 mars /ATSH – I. Vata/ – “Bashkia Dibër ka nisur transformimin e lagjeve të qytetit të Peshkopisë”, u shpreh sot për ATSH, kryetari i bashkisë Dibër, Muharem Rama

Në vijim, Muharem Rama shton se bashkia e Dibrës ka investuar në përmirësimin e infrastrukturës në lagjen “Kasemi”.

“Investimi është bërë nga bashkia Dibër dhe përbën 0.65 km infrastrukturë rrugore, sistemim i trotuareve. Përmirësimi i infrastrukturës sjell shërbime publike afër qytetarëve, rivitalizimi të hapësirave publike dhe monumenteve të trashëgimisë kulturore si dhe u shërben qindra qytetarëve”, shprehet ai.

Po ashtu, kreu i bashkisë Dibër, shtoi se sfidat sa vinë e bëhen më të mëdha.

“Nevojat për financime në bashkinë Dibër janë goxha të mëdha, duke marrë në konsideratë shtrirjen territoriale, rritjen e nivelit të jetesës dhe sensibilizimit qytetar për të marrë shërbime sa më cilësore në të gjithë territorin e bashkisë. Ne padyshim që po bëjmë maksimumin për të ofruar këto shërbime tek të gjithë qytetarët”, tha Muharem Rama. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVlorë, aktivitete informuese për higjienën dentare
Artikulli tjetërMANILA – Një balene i gjenden 40 kilogramë plastikë në stomak