MANILA – Një balene i gjenden 40 kilogramë plastikë në stomak

MANILA, 18 mars /ATSH-AFP/ – Një balenë ngordhi urie me 40 kilogramë mbetje plastike në stomak në Filipine, njoftuan sot autoritet, ndërkohë që ambientalistët e denoncuan si një nga rastet më të këqija të shënuar këto vitet e fundit.

Mbrojtësit e mjedisit akuzojnë arkipelagun si një nga më ndotësit më të mëdhenj të deteve për shkak të përdorimit të madh dhe pa kriter të produkteve plastike njëpërdorimshe.

Ky lloj i ndotjes, gjithashtu i përhapur në shtete të tjera të Azisë Juglindore, është përgjegjës për ngordhjen e vazhdueshme të balenave, të breshkave dhe specieve të tjera të egra.

Në rastin e fundit si datë, ‘’balena me sqep Cuvier’’ ngordhi të shtunën në provincën jugore të Val de Compostela, sipas zyrës rajonale të peshkimit dhe burimeve ujore./ /v.b/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.