Ballina Bota

ZELANDA E RE – 49 të vrarë pas sulmit kundër dy xhamive

UELLINGTON, 15 mars /ATSH-ANSA/ – Një sulm u ka marrë jetën 49 personave në një xhamin e Masjid Al Noor në qytetin Christchurch, në Zelandën e Re.

“Të paktën 40 persona u vranë në xhaminë Masjid Al Noor dhe nëntë të tjerë në një xhami në periferi të Linwoodit”, deklaroi kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern.

”Ndërkohë, 20 persona kanë marrë plagë të rënda”, shtoi ajo.

Ardern, e cilësoi këtë akt si një sulm terrorist duke shtuar se të dyshuarit të cilët ndodhen tashmë në paraburgim nuk kishin qenë më parë në listën e të mbikëqyrurve për çështje sigurie./ /xhm/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakModel agroturizmi pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës
Artikulli tjetërShqipëri-SHBA, sot 28-vjetori i rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike