BERLIN, 13 mars /ATSH-AFP/ – Kancelarja gjermane, Angela Merkel i bëri sot thirrje deputetëve britanikë për të mos zgjedhur mes alternativave për një dalje nga Bashkimi Europian pa asnjë marrëveshje, pasi vlerësoi se një Brexit i rregullt ishte në interesin e të gjithëve dhe mbetej objektivi kryesor.
”Vijon të jetë dhe unë dëshiroj ta them sot se është në interesin tonë të përbashkët për të finalizuar një largim të rregullt’’, deklaroi kancelarja gjermane në Berlin gjatë një konference shtypi./ /v.b/ a.jor.












