MADRID, 8 mars /ATSH-AFP/ – Për vitin e dytë rradhazi, spanjollet janë sot në grevë, një lëvizje që shpresojnë të jetë po aq masive sa vitin e kaluar kur miliona gra ishin mobilizuar për të mbrojtur të drejtat e tyre.
Në Spanjë, një vend me lëvizje të fuqishme feministe, kjo çështje ka marrë dimensione të forta politike me afrimin e zgjedhjeve legjislative të parakohshme të 28 prillit.
“Nëse ne ndalojmë, bota ndalon”. Me këtë slogan si fjalë kyçe, spanjollet kanë paralajmëruar ndalimin e punës me dy orë ose gjithë ditën.
Me qindra manifestime apo grumbullime janë parashikuar në shumë qytete. Ajo e Madridit që mund të mobilizojë mijëra persona, pritet të fillojë në 19:00 (18:00 GMT).
Objektivi i feministeve është që të ripërsëritet suksesi i tyre në vitin 2018 kur miliona persona kishin marrë pjesë në një greve të pazakontë të grave dhe në parakalime të organizuara në të gjithë qytetin. /G.S/























