Ballina Bota

SIRI – Forcat kurde përparojnë kundër bastionit të fundit të ISIS-it

DAMASK, 2 mars /ATSH-DPA/ – Forcat e drejtuara nga kurdët po bëjnë përparime në drejtim të bazës së fundit që ende kontrollohet nga Shteti Islamik në lindje të Sirisë, njoftuan sot zyrtarët kurdë, një ditë pasi forcat e mbështetura nga SHBA-ja rifilluan fushatën kundër grupit xhihadist.

Muajin e kaluar, Forcat Demokratike Siriane (SDF), një milici që mbështetet nga koalicioni i drejtuar nga SHBA-ja, filloi një ofensivë madhore që synon të largojë përfundimisht ISIS-in nga fshati Baguz, bastioni i fundit i kësaj milicie radikale në lindje të Sirisë.

SDF-ja pezulloi përkohësisht luftimet, për të evakuar qindra qytetarë dhe familjarët e anëtarëve të Shtetit Islamik në zonat që luftohet. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFelaj: Do të dixhitalizohen arkivat e 950 puseve aktive të naftës në Kuçovë
Artikulli tjetërTKOB kthehet në tempullin e muzikës, baletit dhe trashëgimisë popullore