Ballina Bota

BM – Parlamenti mbështet zgjatjen e Brexit

LONDËR, 27 shkurt /ATSH-DPA/ – Deputetët britanikë mbështetën amendamentin e kryeministres Theresa May që mundëson votimin mbi një Brexit pa marrëveshje dhe mbi zgjatjen e negociatave me BE-në nëse parlamentarët e kundërshtojnë marrëveshjen e arritur.

Dhoma kryesore e Parlamentit, ajo e Komuneve, miratoi amendamentin e qeverisë konservatore të May me 502 vota kundër 20.

Amendamenti mbështet propozimin e May për të shtyrë datën e Brexit nëse kundërshtohet marrëveshja që ajo kërkon aktualisht me Brukselin mbi largimin e BM-së, si dhe një dalje pa marrëveshje. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakOKB – SHBA-ja kërkon votim në Këshillin e Sigurimit për Venezuelën
Artikulli tjetërUKT, ndërhyrje në kryqëzimin e rrugës “Bardhyl” dhe “Hoxha Tahsim”