Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 22/04/2018

TOKIO (Japoni) – Mbreti dhe mbretëresha e Suedisë në vizitë zyrtare në Japoni. Ata do të marrin pjesë në një darkë me perandorin dhe perandoren dhe do të takohen me kryeministrin, Shinzo Abe.

PEKIN (Kinë) – Ministrja indiane e Punëve të Jashtme, Sushma Swaraj pritet në Pekin nga homologu kinez, Wang Yi.

WIESBADEN (Gjermani) – Për herë të parë në 150 vitet e historisë së saj, partia social-demokrate gjermane zgjedh një grua në krye, Andrea Nahles, me shpresën për të dalë nga kriza.

ZAGREB (Kroaci) – Ceremoni zyrtare në nderim të viktimave të kampit të përqendrimit të Jasenovac, bojkotuar nga komuniteti hebre, minoriteti serb dhe shoqëritë antifashiste.

ROMË (Itali) – Zgjedhje rajonale në të gjithë rajonin e vogël të Molises. ​

HANOVËR (Gjermani) – Panairi i Hanoverit, salloni i teknologjisë industriale.

STRASBURG – Publikohet raporti për një çështje të dyshuar korrupsioni nga Azerbajxhani.

TORONTO (Kanada) – Takim i ministrave të Punëve të Jashtme të G7.

UASHINGTON (SHBA) – Emmanuel Macron jep një intervistë për stacionin televizivv “Fox News” para vizitës në SHBA./
/ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakZgjidhet furnizimi me ujë i familjeve në rrugën “Isa Boletini” dhe “3 Vëllezërit Kondi”
Artikulli tjetërShqipëria, 10 plazhet më të bukura të bregdetit Jon