KAJRO, 26 shkurt /ATSH-AFP/ – Gjiganti kinez i telekomunikacionit ”Huawei” dëshiron të krijojë platformën e parë të të dhënave ”cloud”, shërbimet informatike në Afrikë dhe Lindjen e Mesme, njoftoi Ministria egjiptiane e Telekomunikacionit, në kuadër të panairit të telefonisë celulare në Barcelonë.
‘’Cloud’’ përcakton furnizimin me pajisje, shërbime dhe ruajtjen e informacionit me kërkesë nëpërmjet internetit, ndryshe nga mënyra e ruajtjes në memorie apo hard diskun e kompjuterit apo telefonit.
Kompania shtetërore ”Telecom Egypt” dhe ”Huawei’’ nënshkruan një protokoll marrëveshje për vendosjen e një partneriteti strategjik mes dy kompanive në fushën e ‘’cloud’’, thuhet në një komunikatë të djeshme të Ministrisë, në vazhdën e Mobile World Congress (MWC) në Barcelonë./ /v.b/ a.jor.























