TIRANË, 25 shkurt /ATSH/ – 12 mjekë të rinj i janë bashkuar ekipit të shëndetësisë, duke ofruar më shumë shërbime në zona në të cilat më herët ka pasur mungesa.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastriliu, bën me dije se janë 12 mjekë të rinj që ju bashkuan sot ekipit të shëndetësisë në Qendrat Shëndetësore dhe pikat e ambulancave në Tiranë, Elbasan, Burrel dhe Berat.
“Me transparencë dhe meritë punësohen në qendrat e kujdesit parësor, menjëherë pas 54 mjekëve të përgjithshëm, të cilët u shpallën fitues dhe u punësuan pak ditë më parë në qendrat shëndetësore nga veriu në jug të vendit. Përmirësimi i raportit të besimit mjek-pacient është sfida jonë. Ndaj çdo mjek i ri që i shtohet shërbimit shëndetësor është një vlerë e shtuar për sistemin publik shëndetësor në shërbim të qytetarëve”, theksoi Manastirliu.
/e.caushi/


























