TIRANË, 22 shkurt /ATSH/ – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme vendosi miratimin e shpenzimeve buxhetore për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, për vitin 2019.
KQZ gjithashtu vendosi të regjistrojë “Partinë e Gjelbër”, me kryetar Edlir Petanaj dhe shkronja nistore “P.GJ”, si subjekt zgjedhor për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019.
/gj.mima/ /a.g/






















