TIRANË, 20 shkurt/ATSH/ Ambasada italiane në Tiranë paralajmëroi sot opozitën se çdo formë e dhunshme nesër, në tubimin para parlamentit, do të dënohet me vendosmëri.
Ambasadori Alberto Cutillo u shpreh se “liria e shprehjes nuk mund të justifikojë deklaratat që nxisin dhunë dhe akoma më keq, akte të dhunshme”.
“Protesta është një mjet legjitim i shprehjes në një shoqëri demokratike, por liria e shprehjes nuk mund të justifikojë deklaratat që nxisin dhunë dhe akoma më keq, akte të dhunshme. Uroj që protesta e nesërme të jetë paqësore dhe që të respektohen plotësisht institucionet e shtetit. Çdo formë e dhunshme do të dënohet me vendosmëri nga pala italiane”, përfundon deklarata e Ambasadës italiane në Tiranë. /m.m/












