Ballina Bota

BIOLOGJI – Zbulohet një specie e re bretkosash

NJU DELHI, 17 shkurt /ATSH-AA/ –  Në Indi është zbuluar një specie e re bretkosash, raporton shtypi vendas.

Sipas BBC, studiuesit indianë Sonali Garg dhe SD Bij nga Universiteti i Nju Delhit zbuluan një specie të re të bretkosave në jug të vendit.

Kjo specie i përket një lloji të ri të bretkosash në Indi, që shkencëtarët e quajtën Mysticellus, emër me prejardhje latine që ka kuptimin “misterioze”.

Bretkosa, e cila karakterizohet nga një gojë më e vogël, është zbuluar pas një studimi trevjeçar, ndërsa studiuesit kanë konstatuar se ajo është një specie e re dhe i përket familjes së bretkosave Microhylidae.

Në të njëjtën zonë edhe në vitin 2017 u zbuluan katër specie të reja të bretkosave./  /os/ a.jor.

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBasha uron 11-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
Artikulli tjetërLargimi i Britanisë së Madhe nga BE nuk e zbeh mbështetjen për Kosovën