Ballina Aktualitet

Basha uron 11-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

TIRANË, 17 shkurt /ATSH – I. Vata/ – Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar sot 11-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, duke e konsideron si arritjen e dytë kombëtare në historinë e shqiptarëve.

“Sot në përvjetorin e 11 të Pavarësisë së Kosovës, arritjes së dytë më të madhe kombëtare të historisë së shqiptarëve, iu dërgoj një urim të përzemërt vëllezërve dhe motrave tona në Kosovë”, shprehet ai.

Po ashtu Basha shton se së bashku me urimin “sot është dita për të kujtuar me krenari dhe mirënjohje të thellë kombëtare të gjithë ata që për dekada kanë punuar dhe sakrifikuar për këtë arritje”.

“Le të shërbejë ky kontribut si amanet i madh për të gjithë ne sot, që me vendosmëri, përkushtim dhe qartësi strategjike, të vazhdojmë rrugëtimin e përbashkët në mbrojtje dhe fuqizim të pavarësisë, sovranitetit dhe vlerave e të ardhmes euroatlantike të Kosovës si interesi më i lartë kombëtar i shqiptarëve në Ballkan”, tha ai. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAlpinistë nga Shqipëria dhe Kosova urojnë Pavarësinë nga mali i Pashtrikut
Artikulli tjetërBIOLOGJI – Zbulohet një specie e re bretkosash