NJU DELHI, 17 shkurt /ATSH-AA/ – Në Indi është zbuluar një specie e re bretkosash, raporton shtypi vendas.
Sipas BBC, studiuesit indianë Sonali Garg dhe SD Bij nga Universiteti i Nju Delhit zbuluan një specie të re të bretkosave në jug të vendit.
Kjo specie i përket një lloji të ri të bretkosash në Indi, që shkencëtarët e quajtën Mysticellus, emër me prejardhje latine që ka kuptimin “misterioze”.
Bretkosa, e cila karakterizohet nga një gojë më e vogël, është zbuluar pas një studimi trevjeçar, ndërsa studiuesit kanë konstatuar se ajo është një specie e re dhe i përket familjes së bretkosave Microhylidae.
Në të njëjtën zonë edhe në vitin 2017 u zbuluan katër specie të reja të bretkosave./ /os/ a.jor.





















