Ballina Flash

Emërohen dy zv.ministrat e rinj të Arsimit

TIRANË, 13 shkurt /ATSH/ Këshilli i Ministrave ka emëruar dy zv.ministrat e rinj të Arsimit, Lorena Haxhiu dhe Redi Shtino. Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, është vendosur në bazë të Kushtetutës dhe ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit emërimi i zëvendësministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Lorena Haxhiu.

Po ashtu, Këshilli i Ministrave ka vendosur edhe emërimin në detyrën e zëvendësministrit të Redi Shtinos.

Vendimet hyjnë në fuqi menjëherë. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKosovë-Indi, bashkëpunim në fushën e ekonomisë dhe shkëmbimeve tregtare
Artikulli tjetërAhmeti: Korrigjimi i kufijve nuk përfshihet në platformë