Ballina Aktualitet

Studentët më të mirë trajtohen me punësim

TIRANË, 8 shkurt /ATSH/ Nga Korça në një bashkëbisedim me qytetarët në takimin e parë publik të ciklit kombëtar “Bashkia që duam”, Kryeministri Rama ka dhënë një mesazh për të gjithë studentët që janë mirë me mësime dhe prindërit e tyre. “Kemi hapur programin e trajtimit me punësim. Ata që dalin mirë me mësime, por që më parë për shkak të mungesës së meritokracisë e kishin të pamundur të hapnin dyert e administratës tashmë e kanë këtë mundësi, ndërkohë që ne mbyllim këtë derë për të paudhët që e kishin bërë rrugë të futeshin në administratë përmes klientelave, tarafeve e partive”, tha Kryeministri Rama.

Programi i punësimit të studentëve ekselentë, tha Rama, punëson përmes rezultateve në universitet, pa konkurse e vendimmarrje nga drejtorë e ministra, por me vendimmarrje automatike nga platforma që bën klasifikimin në bazë të rezultateve.

“Kështu, për 800 vendet e para të punës në administratë, do të kemi 800 vajza e djem nga ata që kanë mbaruar me nënta e dhjeta. Do u japim mundësi edhe të tjerëve, që të rinjtë të ndihen krenarë me vendin e tyre, me prindërit e tyre që të punojnë aty ku e meritojnë”, tha ai. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRAZIL – 13 të vdekur gjatë një operacioni policor në favelat e Rios
Artikulli tjetërRama: Modeli i Korçës, diferenca mes nesh dhe atyre që vijnë vërdallë duke ëndërruar rrëmujë