Ballina Bota

SOFT NEWS – Ndalohet përdorimi i celularit për përdoruesit e… biçikletave!

AMSTERDAM, 1 shkurt /ATSH-DPA/ – Holanda ndalon përdorimin e telefonave celularë për përdoruesit e biçikletave, ndërsa shkelësit do të përballen me një gjobë prej 95 eurosh.

‘’Përdorimi i telefonit gjatë pedalimit është i rrezikshëm. Ne do t’i bëjmë njerëzit të kuptojnë se kjo është norma e re në trafik dhe se do të kemi kontrolle strikte”, theksoi ministri i Drejtësisë, Ferdinand Grapperhaus në një radio holandeze.

Ndalimi hyn në fuqi më 1 korrik dhe synon të zvogëlojë numrin e aksidenteve të biçikletave.

Në 2017, 207 persona u vranë nga biçikleta.

Ekspertët vlerësojnë se përdorimi i telefonave celularë janë shkaku i çdo aksidenti në katër gjatë ngarjes së biçikletave.

Në Holandë, një në katër persona përdorin një telefon celular gjatë pedalimit, ku dëgjojnë muzikë ose shkruajnë.

Përdorimi i një telefoni celular gjatë drejtimit të automjetit ka qenë i ndaluar prej kohësh./ /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Reshjet e dëborës, akset kombëtare të qarkullueshme
Artikulli tjetërInvestime në kabinat e Selitës, kufizime të pjesshme energjie