TIRANË, 1 shkurt /ATSH/ – Asnjë prej akseve rrugore kombëtare nuk është i bllokuar nga reshjet e borës dhe motit të keq që ka përfshirë vendin ditët e fundit, bëri të ditur sot Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe kompanitë e mirëmbajtjes së rrugëve janë kujdesur për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës në zonat ku ka pasur nevojë për këtë ndërhyrje.
Ndërkohë që është e domosdoshme përdorimi i zinxhirëve në akset Qafë Dragalicë – Klenjë dhe Klenjë – Steblevë, informon Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.
e.xh/j.p/























