Ballina Bota

GREQI – Shtyhet votimi në Parlament për emrin e Maqedonisë

ATHINË, 24 janar /ATSH-AFP/ – Vota në Parlamentin grek mbi emrin e ri të Maqedonisë, që pritej të zhvillohej sot në mbrëmje, u shty për nesër në mesditë, sipas zyrës së presidentit të Parlamentit.

Sipas informacioneve të para, kjo shtyrje vjen për shkak të numrit të konsiderueshëm të deputetëve që kërkojnë të marrin fjalën para zhvillimit të këtij votimi thelbësor që synon t’i japë fund një mosmarrëveshje gati 30 vjeçare mes Greqisë dhe Maqedonisë.

Sipas marrëveshjes, që quhet Marrëveshja e Prespës, Maqedonia do të quhet Republika e Maqedonisë së Veriut dhe është miratuar nga Parlamenti në Shkup.

Që kjo marrëveshje të hyjë në fuqi duhet të miratohet gjithashtu edhe nga Parlamenti në Athinë. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPika doganore e Kosovës në portin e Durrësit në funksion, shmangen burokracitë
Artikulli tjetërAksioni i parë humanitar i FSK-së, dhuron gjak