ATHINË, 21 janar /ATSH-AFP/ – Parlamenti grek voton të enjten mbi emrin e ri të Maqedonisë, njoftoi sot Agjencia Greke e Lajmeve ANA.
Pasi u ratifikua nga Parlamenti në Shkup, marrëveshja greko-maqedonase e 17 qershorit që remëron republikën e vogël ballkanike fqinje me Greqinë me emrin “Republika e Maqedonisë së Veriut” do të diskutohet në seancë plenare të enjten dhe të premten.
“Kjo axhendë u përcaktua sot nga konferenca e presidentëve të komisioneve parlamentare”, të publikuar nga ANA. /G.S/












