Ballina Bota

GREQI – Mësuesit protestojnë kundër masave shtrënguese

ATHINË, 17 janar /ATSH-DPA/ – Policia përdori sot gaz lotsjellës për të shtyrë një grup mësuesish që përpiqeshin të mësynin në Parlamentin grek për të protestuar kundër masave shtrënguese, njoftoi media lokale.

“Disa mijëra mësues kanë protestuar në qendër të Athinës kundër qeverisë së kryeministrit Aleksis Cipras”, njoftoi televizioni kombëtar ERT.

“Mësuesit kërkonin punësim të përhershëm pas shumë vitesh me kontratë të përkohshme”, sipas ERT-së.

Të gjitha shkollat e Greqisë të drejtuara nga shteti u mbyllën sot në solidaritet me mësuesit.

Për shkak të masave shtrënguese, shumë pak mësues janë punësuar në mënyrë të përhershme në 10 vitet e fundit. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakInfrastruktura dhe Energjia, Belinda Balluku merr zyrtarisht detyrën
Artikulli tjetërRoskovec, bashkia ndërton 5 shtëpi të reja për familjet në nevojë