TIRANË, 17 janar/ATSH/ – Në territorin e bashkisë së Shkodrës sapo përmirësimi i kushteve të motit e ka mundësuar, ka rinisur puna në kantieret e punëve publike të hapura.
Në Njësinë Administrative Ana e Malit, ka filluar puna në dy rrugë shumë të rëndësishme: Oblikë Qendër-Lagja e Re dhe Alimetaj-Velinaj.
Si në projektet e tjera të bashkisë së Shkodrës, ndërhyrja do të jetë e plotë, sistemim dhe asfaltim i këtyre rrugëve, që ndikojnë ndjeshëm në përmirësimin e standardeve të jetës së banorëve të Anës së Malit.
Bashkia e Shkodrës prej disa kohësh po punon për mirëmbajtjen dhe riparimin e rrugëve në qytet, si dhe të rrugëve rurale në njësitë administrative. /k.s/j.p/






















