Betimi i ministrave të rinj, Soreca: Moment i rëndësishëm për të ardhmen europiane të Shqipërisë

TIRANË, 17 janar/ATSH/ “Anëtarët e rinj të kabinetit qeveritar marrin detyrën në një moment të rëndësishëm për të ardhmen europiane të Shqipërisë në rrugën drejt BE-së”, deklaroi sot ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca.

Soreca uroi ministrat e rinj të cilët bënë betimin sot para Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

“Urime anëtarëve të rinj të kabinetit shqiptar, që u betuan sot para Presidentit Meta. Ata marrin detyrën në një moment të rëndësishëm për të ardhmen europiane të Shqipërisë në rrugën drejt BE-së. Mirëpres të punoj me të gjithë”, u shpreh ambasadori Soreca.

Zv/kryeministri dhe 7 ministrat e rinj të kabinetit qeveritar u betuan sot në Presidencë. /m.m/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.